Katër futbollistë të Akademisë Vllaznia të grumbulluar me ekipet kombëtare të moshave

590

Katër futbollistë të Akademisë Vllaznia janë thirrur ditët e fundit në ekipet kombëtare të moshave në grumbullimet e zhvilluara prej tyre. Bëhet fjalë konkretisht për futbollistin e datëlindjes 2006 Egert Selmani si dhe ato të datëlindjeve 2005, Tomas Kiri, Ersin Zaganjori dhe Kledi Kulli. Kuptohet që grumbullimi i këtyre lojtarëve në ekipet kombëtare është meritë në rradhë të parë e vetë talentit që ato posedojnë por edhe punës së mirë që bëhet me to në Akademinë tonë. KF Vllaznia iu uron karrierë sa më të suksesshme dhe shpresojmë që në të ardhmen, të kemi edhe më shumë futbollistë të grumbulluar në ekipet tona kombëtare.
© vllaznia.al