KF Vllaznia dhe Belajdi Pusi ndërpresin bashkëpunimin

728

KF Vllaznia bën të ditur se që nga dita e sotme futbollisti Belajdi Pusi nuk është më e pjesë e jona, pasi kontrata dypalëshe është ndërprerë me mirëkuptim. Kërkesa e lojtarit për t’u larguar ngaqë kërkon më shumë aktivizim, është pranuar nga ana e drejtuesve e klubit, me idenë e hapjes rrugës të karrierës së tij, por duke lënë hapur gjithmonë për një rikthim të mundshëm sërish tek skuadra jonë. KF Vllaznia e falenderon futbollistin për kontributin e dhënë gjatë gjithë këtyre viteve dhe i uron suksese në karrierën e tij. Dera e Vllaznisë do të jetë gjithmonë e hapur për ty Belajd!
© vllaznia.al