KF Vllaznia firmos marrëveshje bashkëpunimi me klubin “Muaither” të Katarit

853

Në kuadrin e vijimit të punës për krijimin e marëdhënieve të reja me klube të ndryshme, sot u bë realitet nënshkrimi I një marrëveshej bashkëpunimi në mes KF Vllaznia dhe “Muaither Club” të Katarit. Ajo është firmosur nga drejtori sportiv I klubit tonë, z. Engin Firat dhe drejtori I përgjithshëm I “Muaither Club”, z. Mahmud Al Mahmud. Një marrëveshje e tillë synon krijimin e marëdhënieve të mira të bashkëpunimit midis dy klubeve, duke filluar nga ndeshjet e përbashkëta të ekipeve të para, realizimi I kampeve stërvitore të përbashkëta apo dhe pjesmarrja në turne të ndryshme. Po ashtu edhe për punën e përbashkëta me skuadrat e të rinjve si dhe ndihmën e njëra- tjetrës në periudha të ndryshme të transfertave të lojtarëve. Kjo marrëveshje do t’I shërbejë Klubit të Futbollit Vllaznia për krijimin e mundësive të reja të zhvillimit për klubin si në aspektin e përgatitjes së ekipit por dhe për tranfertat e lojtarëve.
© vllaznia.al

Në foto, nga e majta në të djathtë, z.Afif Hasan Afif, personi i kontaktit i KF Vllaznia në Katar, z.Mahmud Al Mahmud- drejtori i përgjithshëm I Muaither Club, drejtori sportiv i KF Vllaznia z.Engin Firat dhe z.Mubarak Ghanem Al Ali, anëtar i Bordit të klubit “Muaither”