Klubi Vllaznia hap edhe tribunën qendrore për ndeshjen e sotme me Kukësin

593

KF Vllaznia bën të ditur se duke parë interesimin e tifozërisë shkodrane për ndeshjen që do të luhet sot në orën 13.00 ndaj Kukësit, ka vendosur të rihapë tribunën qendrore të stadiumit “Loro Boriçi” duke konvertuar me gjobë gjysmën e dënimit të mbetur nga vendimi i Komisionit të Disiplinës i datës 6 nëntor 2019. Një veprim ky i bazuar në nenin 115 të Kodit të Disiplinës sportive të FSHF-së dhe për këtë arsye, klubi ka marrë përsipër pagesën e gjobës për të hequr këtë dënim të mbetur, vetëm e vetëm që tifozët sot të mos jenë të penalizuar për të mbushur shkallët e stadiumit dhe për të mbështetur skuadrën tonë në këtë ndeshje shumë të rëndësishme. Për këtë arsye, përveç tribunave C, D dhe E, sot do të jenë të hapura edhe tribunat A, B dhe VIP. Ju bëjmë thirrje që në orën 13.00 të jeni sa më të shumtë në “Loro Boriçi” në këtë ndeshje të fundit për këtë vit në këtë stadium, duke shpresuar t’i bëjmë një mbyllje ashtu si duhet atij.
Ju kujtojmë edhe njëherë çmimet e biletave për ndeshjen Vllaznia- Kukësi:
Tribuna C 200 lekë
Tribuna D 300 lekë
Tribuna E 200 lekë (për miqtë)
Tribuna A 500 lekë
Tribuna B 500 lekë
Tribuna VIP 1000 lekë
© vllaznia.al