Kombëtarja e femrave niset drejt Qipros, 7 lojtare të Vllaznisë pjesë e saj

125

Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave ka filluar ditën e premte grumbullimin për ndeshjen kualifikuese me Qipron. Kjo është ndeshja e pestë e vajzave kuqezi në eliminatoret për UEFA Women’s Euro 2021, me Shqipërinë që ndodhet në grupin E sëbashku me Skocinë, Portugalinë, Finlandën dhe Qipron që është kundërshtari rradhës.

Trajneri Armir Grima për këtë ndeshje ka grumbulluar 18 vajza, me bazën e skuadrës që mbështetet te Vllaznia, Ferronikeli dhe Mitrovica në kampionatin kosovar si edhe elementet e spikatura me kohë që luajnë në skuadra jashtë vendit. Në listën e Grimës spikat grumbullimi për herë të parë në Kombëtare e Paula Jakut, e cila luan te Juban Danja, si dhe afrimi nga U-19 e Mikela Metallës që aktivizohet te Teuta e Durrësit.
Skuadra ka qenë e grumbulluar në qytetin e Shkodrës, ku kanë zhvilluar dhe seancat stërvitore përpara nisjes për në Qipro që është kryer ditën e sotme. Ndeshja do të luhet më datë 11 Mars në Larnaka, ora 15:00.

Më poshtë keni listën e lojtareve të grumbulluara ku natysisht që baza e kombëtares shqiptare janë futbollistet e Vllaznisë, sepse janë 7 pjestare të saj nga 18 vajzat e grumbulluara dhe pikërisht portierja Ardiola Raxhimi, mbrojtëset Arbiona Bajraktari, Albina Rrahmani, Sara Maliqi e Luçie Gjini, mesfushorja Esmeralda Franja dhe sulmuesja Megi Doçi.