Kombëtarja U20 miqësore me Katarin, pjesë e saj edhe dy futbollistë të Vllaznisë

217

Që prej ditës së djeshme është grumbulluar në Paris të Francës kombëtarja U20 e Shqipërisë. Siç dihet, ajo do të luajë një ndeshje miqësore ndaj ekipit të Katarit. Trajneri Ilir Biturku ka grumbulluar 18 lojtarë për këtë ndeshje që do të luhet ditën e mërkurë në datë 15 Maj.
Ndër to, janë edhe dy futbollistët e Akademisë Vllaznia, pikërisht portieri Kristi Qarri dhe mbrojtësi Elmir Lekaj. KF Vllaznia iu uron atyre një paraqitje sa më të mirë dhe po ashtu edhe kombëtares tonë një fitore në këtë test miqësor.
© vllaznia.al