Kuqeblutë gati për sfidën me Erzenin

270

Të shtunën ekipin i Vllaznisë do të zhvillojë ndeshjen e fundit të fazës së tretë të kampionatit, atë ndaj Erzenit. Takimi do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” në orën 16.00 dhe sigurisht që skuadra jonë do të kërkojë ta mbyllë me fitore këtë fazë. Stafi teknik nuk do të ketë në dispozicion vetëm mesfushorin- sulmuesi Silvio Zogaj i cili është i penalizuar me kartona ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve është e gatshme. Në përfundim të ndeshjes, FSHF do të zhvillojë edhe ceremoninë e dorëzimit të kupës për ekipin tonë si kampion i Grupit A për këtë sezon. Prandaj ju ftojmë të jeni të pranishëm në stadium ditën e shtunë.
© vllaznia.al