Kuqeblutë gati për sfidën me Luftëtarin

530

Ekipi i Vllaznise ka vijuar edhe pasditen e sotme me pergatitjet per ndeshjen e rradhes, ate qe do te zhvillojne pasditen e se dieles ndaj Luftetarit ne “Loro Boriçi”. Nen drejtimin e trajnereve Jonuz- Osja e Lekiqi, futbollistet kane vijuar me programin stervitor nderkohe qe te pamundur kane qene vetem Krymi e Gligorov qe me shume siguri do te mungojne edhe kete jave per shkak te demtimeve qe kane kaluar dhe tashme jane ne fazen e rikuperimit. Pjesa tjeter e ekipit eshte e gjitha e gatshme dhe futbollistet duken te vendosur per te marre fitoren e dyte ne kete kampionat, pikerisht te dielen ndaj gjirokastriteve, ndonese mungesa e tifozeve ne shkallet e stadiumit, do te jete nje minus i madh per skuadren. Vllaznia do te zhvilloje edhe neser nje seance te fundit dhe me pas do te grumbullohet ne prag te takimit.
www.vllaznia.al