Liga Amatore/ Vllaznia U15-B vazhdon paraqitjet e mira në kampionat

968

Ekipet e Akademisë Vllaznia kanë zhvilluar ndeshjet e rradhës në kampionatet e Ligës Amatore fundjavën që shkoi. Kështu ekipi U15-A i drejtuar nga trajnerët Astrit Prençi dhe Ylad Pirani është mundur nga Brians me rezultatin 0-4. Nga ana tjetër, ekipi U15-B i drejtuar nga trajneri Denis Zmijani është ndeshur me Adën dhe ka fituar me rezultatin e thellë 6-0. Formacioni i kësaj jave për këtë ekip ka qenë ky: Kiri, Kulli, Lumçi, Rroku, Jahja, Tafili, Zaganjori, Kola, Guri, N.Qokthi e Halili. Janë aktivizuar edhe Dreshaj, Amuli, Uruçi, Gjondrekaj, K.Qokthi, Sulmata e Zefi. Ndërkohë autorë të golave kanë qenë futbollistët: N. Qokthi (2), Tafili (2), Kola dhe Guri. Ka luajtur këtë javë edhe ekipi U11 i Akademisë Vllaznisë i drejtuar nga trajneri Ivo Shestani që është mundur 3-4 nga ekipi Shpresa. Golat për ekipin kuqeblu janë shënuar nga Rei Golemi, Eglis Ramadani dhe Xhozefin Lukaj.
© vllaznia.al