LIKA: OBJEKTIVI I VLLAZNISË ËSHTË FITORJA EDHE ME ERZENIN

240

Ekipi i parë i Vllaznisë ka vijuar normalisht me procesin stërvitor dhe përgatitjet për ndeshjen e së dielës me Erzenin. Ndërkohë trajneri Hasan Lika sot ka dhënë një prononcim për mediat ku është shprehur: “Ne stërvitemi që çdo ndeshje ta kalojmë me sukses. Ditët e fundit kemi pasur rikuperime të disa lojtarëve që kishin probleme me dëmtimet, por nuk do të kemi me shumë gjasa për lojë, Gilman Likën dhe Bardullën në mesfushë. Luajmë një ndeshje delikate, pasi përballë kemi Erzenin që e ka nisur garën si pretendent, por ka kualitete në gjirin e vet. Mund të them se lojtarët kanë dhënë më të mirën e tyre në stërvitje gjatë këtyre ditëve dhe e kanë vlerësuar shumë këtë përballje. Unë kam besim se do të marrim fitoren e radhës. Sa i takon sulmuesit nigerian që është bashkuar së fundi me skuadrën, dua të them se ai është bërë pjesë e jona që në gusht, por për shkak të problemeve me dokumentacionin, ne nuk e kemi pasur në gjirin tonë në këto javët e para. Unë kam besim se do të na shërbejë shumë si lojtar”.
© vllaznia.al