Mesfushori Ardit Krymi me kartona, mungon në ndeshjen e kësaj jave

303

Me kartonin e verdhë që ka marrë në ndeshjen e kaluar ndaj Shënkollit, mesfushori Ardit Krymi ka plotësuar numrin katër të tyre dhe kësisoj nuk do të mundet të luajë dot në ndeshjen e së shtunës me Vorën. Kuptohet se kemi të bëjmë me një mungesë të rëndësishëm megjithatë trajneri Lika dhe stafi i tij do të mundohen të gjejnë zgjedhjen e duhur për zëvendësimin e këtij lojtari. Pavarësisht faktit se kush luan, objektivi i Vllaznisë është i qartë: Fitorja edhe e këtij takimi që do të luhet të shtunën në orën 14.00 në fushën sportive “Reshit Rusi”.
© vllaznia.al