Nesër grumbullohet kombëtarja U20, pjesë e saj edhe dy futbollistë të Vllaznisë

289

Shqipëria U-20 e drejtuar nga trajneri Ilir Biturku, do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj përfaqësueses U-20 të Kroacisë. Kuqezinjtë këtë sfidë miqësore do ta zhvillojnë në datën 16 nëntor në stadiumin “Elbasan Arena” ora 14:00.
U-20 do të grumbullohet në datat 12 deri në datën 16 nëntor në qytetin e Elbasanit, ku do të përgatiten për këtë përballje. Në listën e futbollistëve të grumbulluar të Biturkut bejne pjese edhe dy futbollistet e Vllaznise, portieri Kristi Qarri dhe mbrojtesi Elmir Lekaj. KF Vllaznia u uron suksese atyre dhe nje perfaqesim dinjitoz te fanelles kuqezi.