4 futbolliste të Vllaznisë, pjesë e rëndësishme e fitores ndaj Greqisë

232

Kombetarja e Shqiperise për futbollin e femrave ka fituar ndeshjen e katërt ne Grupin e vet Eliminator, per Kupën e Botës, përballe Greqise me rezultatin 1-0. Ndeshja eshte zhvilluar pasditen e sotme ne stadiumin “Niko Dovana” te qytetit te Durresit ne prani te shume spektatoreve nga qyteti bregdetar. Vajzat e drejtuara nga trajneri Altin Rraklli kane zhvilluar nje ndeshje mjaft te mire dhe kane arritur te shenojne golin e fitores ne minute e 52-te te ndeshjes me ane te Fortuna Velaj. Lojtarja me e mire ne fushe Velaj ka realizuar pas nje goditje mjeshterore nga distance 25 metra. Kjo eshte fitorja e pare ne historine e futbollit te femrave kuqezi ne kuader te nje evenimenti te tille zyrtar. Për t’u përmendur është fakti se në formacionin e kombëtares sonë në ndeshjen e luajtur sot ndaj Greqisë, kanë qenë titullare edhe katër futbolliste të ekipit të Vllaznisë dhe pikërisht, Fitore Govori, Luçije Gjini, Xhemile Berisha dhe Denisa Proto. Dy futbolliste të tjera kanë qenë në stolin e rezervave, Jesmira Tula dhe Donilda Sufaj ndërsa Erida Bajrakurtaj nuk ka qenë e gatshme për shkak të një dëmtimi. Megjithatë fakti se plot 7 futbolliste të Vllaznisë, ndër të cilat 4 kanë luajtur sot si titullare ndaj Greqisë, tregon më së miri për vlerësimin që trajneri Rraklli ka bërë ndaj ekipit që kryeson aktualisht kampionatin tonë. Këto vajza e meritojnë prandaj dhe janë në kombëtare. Prandaj dhe Shqipëria sot ka mundur grekët.
© vllaznia.al