Agim Canaj ua “kujton” futbollistëve: Ne jemi Vllaznia!

11

Trajneri i Vllaznisë Agim Canaj është dukur optimist sot për ndeshjen e rradhës me Kukësin. Ndonëse e ka cilësuar kundërshtarin si shumë të fortë, ai sërish ka shprehur besim tek futbollistët që drejton se do dinë të reagojnë për të treguar se kush është Vllaznia në të vërtetë.”Kalendari nuk ka qenë shumë I favorshëm për ne sepse nuk do ta dëshironim një përballje të tillë me Kukësin që në këtë javë sepse siç dihet ajo gëzon një formë shumë të mirë sportive ngaqë ka luajtur rregullisht gjatë gjithë verës në Kupat e Europës. Ndërsa ne, kemi patur atë problematikën tonë sepse jemi organizuar me vonesë. Megjithë këto arsye, Vllaznia do të kërkojë të bëjë më të mirën në Kukës duke synuar marrjen e pikëve. Presidenca e Kukësit ka të drejtë të kërkojë rezultat sepse është një skuadër krejt ndryshe me objektiva nga tonat. Ata shohin për më lart dhe prandaj pas hapit të gabuar të bërë në Lushnjë, do të kërkojnë të mos gabojnë përsëri. Natyrisht që kukësianët do kërkojnë fitoren por kjo nuk do të thotë shumë gjëra për ne sepse e kemi të qartë për vështirësinë e kësaj ndeshje. Pastaj edhe Kukësi nuk duhet të harrojë se ne jemi Vllaznia dhe do kërkojmë edhe ne fitoren”- ka thënë ai. Pas stervitjes te pasdites, ekipi shkodran ne oren 17.00 ka marre rrugen drejt Kukesit ku do kaloje naten per t’u bere pastaj gati per ndeshjen e neserme me skuadren vendase, ndeshje qe do te nise ne oren 14.00.
© vllaznia.al