Ajkoviç e Gajiç vijnë në provë tek Vllaznia, ikin Kurtusiç dhe Beriç

216

Dy prej lojtarëve të mbërritur në fillim të kësaj jave për provë, janë larguar nga Vllaznia. Bëhet fjalë për sllovenim Aleksandar Beriç dhe serbin Ivan Kurtusiç të cilët kanë rezultuar të pavlefshëm për stafin drejtues të kësaj skuadre. Po ndërsa kanë ikur ato, dy futbollistë të tjerë kanë mbërritur sot në Shkodër. Ato janë serbin Zoran Gajiç dhe malazezin Drazhen Ajkoviç. I pari luan qendërmbrojtës ndersa i dyti si mesfushor orgazanizator. Ata kanë zhvilluar seancën e parë me kuqeblutë pasdite dhe për momentin është herët të jepet një mendim i plotë për ta. Sa i takon mesfushorit Ajkoviç, ai është 28 vjeç dhe duket me shumë përvojë. Ne karrieren e tij ka luajtur me disa ekipe. Fillimisht me ekipin Grbalj, më pas për katër vite me rradhë tek Buduçnost. Më vonë ka provuar të luajë edhe për Zetën ndërkohë që fazën e parë të këtij sezoni ka qenë pjesë e ekipit Deçiç të Tuzit. Ne fakt, ndonese me origjine eshte malazeze, Ajkoviç mesohet te kete lindur ne Shqiperi dhe me pas ka kaluar te jetoje ne vendin e origjine se tij. Sa i takon mbrojtësit Gajiç, ai është 23 vjeç dhe ka luajtur me ekipet serbe të Rad Beograd, OFK, Vozdovac, Bask Beograd dhe së fundit me Borca. Të dy këta futbollistë do jenë për disa ditë tek Vllaznia për t’u testuar dhe më pas do vendoset për fatin e tyre. Ata luajnë pikërisht në vendet ku skuadra ka më shumë nevojë, në qendër të mbrojtjes dhe të mesfushës dhe stafi drejtues shpreson që të dy ata të rezultojnë të vlefshme për skuadrën në gjysmën e dytë të sezonit

© vllaznia.al