Akademia Vllaznia e nis kampionatin me dy fitore nga 4-0 ndaj ekipeve të Laçit

218

Ekipet e Akademisë Vllaznia kanë fituar ndaj ekipeve respektive të Laçit në ndeshjet e vlefshme për javën e dytë të kampionatit të moshave. Fitore këto madje me shifra të thella. Si ekipi U-17 ashtu edhe ai U-19 kanë fituar ndaj bashkëmoshatarëve edhe me shifra të thella. Si ekipi U-17 ashtu edhe ai U-19, kanë fituar secili me rezultatin 4-0 ndaj kundërshtarëve të tyre. Të parët kanë zbritur në fushë 17 vjeçarët. Golat e Kerjotës, Xhahysës dhe dy të Gjurkajt, kanë bërë që kuqeblutë të rregjistrojnë fitoren e parë në kampionat (nuk kanë luajtur ndeshjen e javës së parë për shkak të angazhimit të ekipit U-19 në UEFA Youth League). Ndërkohë, edhe Vllaznia U-19 ka fituar 4-0 ndaj Laçit. Golat për ekipin shkodran janë shënuar nga  Gruda, Qardaku, Palushani dhe Fikaj. Në këtë mënyrë, ekipet e Akademisë Vllaznia I kanë bërë një nisje të mirë kampionatit por kjo ecuri duhet të vazhdojë edhe në javët e ardhshme.
© vllaznia.al