Alessandro Grigoletto: Vllaznia do ndërtohet shumë shpejt

198

Drejtori teknik i “Gea Sport” Alessandro Grigoletto eshte takuar pasditen e sotme me kryetarin e Bashkise Shkoder Lorenc Luka teksa kane biseduar mbi problemet e fundit te krijuar ne klubin Vllaznia. Grigoletto deklaron se jane diskutuar disa pikat te cilat mendon se nuk jane te pazgjidhshme. “Kompania “Gea Sport” është e vendosur për të vazhduar punën tek Vllaznia. Unë merrem vetëm me anën teknike megjithatë besoj se gjërat kanë për ët shkuar mirë”- ka thënë ai. Grigoletto ben ten ditur se projekti i “Gea Sport” ne vitin e pare eshte per tu njohur me skuadren. Pretendimet do te jene ne vitin e dyte dhe te trete.” Sivjet jemi vonë me përgatitjet megjithatë do të njohim skuadrën dhe besoj se do të jemi konkurrentë. Shpejt do vijnë disa lojtarë cilësorë në skuadër dhe po ashtu ajo do të shkojë në fazë përgatitore për t’u bërë gati për kampionat sa më shpejt të jetë e mundur”- ka thënë krahu i djathtë i presidentit Nava.Ne kete takim ka munguar Ardian Grabova i cili ne ditet ne vijim pritet te zgjidhet administrator i Vllaznise ndersa te pranishem kane qene stafi teknik bashke me zevendespresidentin Isuf Isufi dhe shefin e klubit Armir Grima. Pas ketij takimi ka folur edhe juristi i Bashkise Shkoder Suel Hadri qe ka thene: “Bashkia Shkoder deshiron qe kontrata e bashkepunimit me kompanine “Gea Sport” te vazhdoje dhe I bejme thirrje drejtuesve te kesaj kompanie ta zbatoje ate. Qe do te thote se ajo duhet te sjelle sa me pare emrat e Bordit Mbikeqyres qe te nisin nga puna. Me pas te bejne derdhjen e shumes se garancise prej 35 mije eurosh dhe po ashtu edhe kestin e pare po ne kete shume kur te vije momenti”. Nga ana tjeter, Ardian Grabova ndonese ka munguar ne takimin e sotem ka garantuar vazhdimesine e kompanise “Gea Sport” tek Vllaznia dhe ka sqaruar se pozicioni i tij do te jete ai i administratorit.

www.vllaznia.al