Ajo e së dielës që shkoi ka qenë e veçantë për Amarildo Belishën. Kjo sepse në ndeshjen ndaj Bylisit, ai ka plotësuar numrin 300 të ndeshjeve zyrtare në kampionat si futbollist i Vllaznisë. Me këtë shifër, ai jo vetëm që është futbollisti me numrin më të madh të ndeshjeve të luajtura me këtë skuadër, por edhe ndër futbollistët me karrierën më të gjatë në gjithë historinë e klubit. Gjatë karrierës së tij Belisha ka provuar të luajë për dy sezone edhe në Kavajë me Besën dhe një tjetër me Flamurtarin ndërsa bashkë me sezonin aktual bën 14 sezone që luan për Vllazninë. Një mesfushor shumë punëtor që ka dhënë kontributin e tij maksimal për këtë skuadër. Ka arritur të fitojë me të edhe një titull kampion, një Kupë të Shqipërisë dhe një Superkupë. Mbase duhej të kishte patur më shumë trofe por edhe me kaq, nuk është keq. Edhe për atë se ka luajtur plot 300 ndeshje zyrtare në kampionat me fanellën kuqeblu. Ja karriera e plotë e 32 vjeçarit tek Vllaznia:
Amarildo Belisha
1998-1999 KF VLLAZNIA 1 ndeshje- 0 gola
1999-2000 KF VLLAZNIA 9 ndeshje- 0 gola
2000-2001 KF VLLAZNIA 23 ndeshje- 0 gola
2001-2002 KF VLLAZNIA 23 ndeshje- 2 gola
2002-2003 KF VLLAZNIA 24 ndeshje- 0 gola
2003-2004 KF VLLAZNIA 31 ndeshje- 0 gola
2004-2005 KF VLLAZNIA 30 ndeshje- 2 gola
2005-2006 KF VLLAZNIA 28 ndeshje- 0 gola
2006-2007 KF BESA
2007-2008 KF BESA
2008-2009 KF VLLAZNIA 32 ndeshje- 1 gol
2009-2010 KF FLAMURTARI
2009-2010 KF VLLAZNIA 15 ndeshje- 1 gol
2010-2011 KF VLLAZNIA 28 ndeshje- 0 gola
2011-2012 KF VLLAZNIA 23 ndeshje- 0 gola
2012-2013 KF VLLAZNIA 23 ndeshje- 0 gola
2013-2014 KF VLLAZNIA 10 ndeshje- 0 gola
——————————————————-
Totali: 300 ndeshje- 6 gola