Amarildo Belisha: Vllaznia s’bie nga kategoria. Marrim pikë në Ballsh

263

Kapiteni i skuadrës shkodrane Amarildo Belisha është i bindur se Vllaznia nuk do bjerë nga kategoria pavarësisht frikës që ekziston në rradhët e tifozëve apo dhe drejtuesve. Në një prononcim për gazetarët pas stërvitjes së djeshme, ai është shprehur i bindur për këtë gjë duke thënë: “Dikush mund ta dëshirojë këtë gjë dhe ndoshta gëzohet por ta harrojnë që Vllaznia do bjerë nga kategoria. Jemi një ekip solid, me shumë histori dhe nuk do lejojmë një gjë të tillë”. Sakaq sot është ndeshja e transfertës me Bylisin. I pyetur në lidhje me të, ai ka shtuar: “Ndeshja është shumë e rëndësishme për të dy skuadrat por ne do kërkojmë pikë. Këtë e bazojmë tek lojërat që kemi bërë gjatë kësaj periudhe ku ndoshta na ka munguar fati që nuk kemi marrë rezultatet e duhura”. Belisha nuk e ka të qartë nëse do të jetë në fushë sot apo jo por ai ka thënë se do japë më të mirën e mundshme bashkë me 17 futbollistët e tjerë që trajneri ka përzgjedhur për këtë ndeshje. Ndaj Bylisit siç dihet do të luhet në Ballsh dhe takimi do të nisë në orën 14.00.

© vllaznia.al