Ardit Krymi me kontratë të re. Rinovon edhe mesfushori 21 vjeçar

295

Ditën e sotme, KF Vllaznia ka rinovuar një tjetër kontratë me një nga futbollistët aktualë të saj. Bëhet fjalë për mesfushorin Ardit Krymi. Mesfushori 21 vjeçar ka firmosur sot kontratën e re. Ai në fakt ka qenë nën kontratë me klubin tonë deri në maj të vitit 2019 por ndërkohë me kontratën e re, ai do të jetë edhe për një sezon më shumë pjesë e Vllaznisë.Kjo vërteton më së miri interesimin e klubit për lojtarët e dalë nga Akademia të cilët jo vetëm promovohen ashtu si duhet, por edhe konsiderohen pjesë e rëndësishme e projektit tonë për të ardhmen.

© vllaznia.al