Avenir Dani rikthehet si trajner i portierëve tek Vllaznia

212

Një emër i njohur i futbollit shkodran është rikthyer sërish të jetë pjesë e stafit drejtues të ekipit të Vllaznisë. Bëhet fjalë për Avenir Danin i cili nga dita e sotme ka nisur punë si trajner i portierëve tek kuqeblutë. Prezantimi i tij para skuadrës është bërë paraditen e sotme nga ana e drejtorit sportiv Armir Grima. Pas këtij prezantimi, Dani ka nisur menjëherë nga puna.Aai është shprehur se ndjehet I kënaqur që kthehet të punojë tek Vllaznia sërish. “Rikthehem në një vend që e njoh mirë teksa Vllaznia është shtëpia ime. Sigurisht që është edhe përgjegjësi për ta bërë punën ashtu si duhet por bashkë me kolegët e mi dhe futbollistët, do bëjmë më të mirën për këtë skuadër”. Por të qënurit pjestar I stafit të Vllaznisë në këtë periudhë kur kjo skuadër nuk po kalon momente të mira, natyrisht që është një përgjegjësi më shumë dhe këtë e ka të qartë edhe Avenir Dani megjithatë ai është I bindur se bashkë me kolegët e tjerë si dhe me futbollistët, do ia arrijnë të arrijnë objektivat që skuadra ka. “Situata duhet pranuar se nuk është edhe aq e mirë por të gjithë sëbashku duhet të punojmë fort, ndoshta edhe të sakrifikojmë pak më shumë sesa duhet në mënyrë që t’i japim Vllaznisë atë që i takon”- ka thënë ai.Vllaznia në këtë mënyrë tashmë ka në përbërje një emër të njohur dhe ky mund të jetë një motiv më shumë për të përmirësuar punën tek skuadra.
© vllaznia.al