Barazim 0-0 në “Loro Boriçi” mes Vllaznisë dhe Partizanit

245

Vllaznia dhe Partizani jane ndare ne barazim 0-0 ne “Loro Boriçi”. Ata kane ndare nga nje pike qe ne fakt nuk ka kenaqur asnjeren.Skuadrat e kane nisur ndeshjen me ato formacione qe kishin deklaruar me perpara dhe bazuar ne to, dukej qarte deshira e tyre jo vetem per te mos humbur por edhe per te tentuar fitoren.

Ne minutat e para eshte Vllaznia qe zoteron mesfushen dhe kerkon te shohe herepashere drejt portes se Hoxhes. Megjithate mungojne rastet e rrezikshme. Sakaq Partizani kerkon te shfrytezoje shpejtesine e Bardhit. Ne minuten e 34-te nje rast i mire per Vllaznine por gjuajtja e Sukajt pritet nga portieri mik.
Pjesa e pare do te mbyllej ne barazim 0-0. Ne te dyten Vllaznia detyrohet te kryeje dy zevendesime pas demtimeve te Berishes e Gocajt. Po ashtu edhe Krymi e Vucaj kanë probleme dëmtimesh dhe kjo bën që ritmi i skuadrës të bjerë disi megjithatë deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit Kola, do të kishte tentativa për të shënuar golin e fitores por që nuk ia arriti. Përfundimisht 0-0 por kuqeblutë tregojnë edhe njëherë se po kalojnë momente të mira megjithatë kjo nuk mjafton sepse rezultatet pozitive duhen edhe në ndeshjet e ardhshme.
© vllaznia.al