Barazim me shumë vlerë për “Vllaznia B” në Kavajë ndaj Besës

219

“Vllaznia B” ka arritur të marrë një barazim me shumë vlera në Kavajë ndaj Besës në ndeshjen e rradhës për kampionat. Në fund të 90 minutave është arritur rezultati i barabartë 0-0. Një pikë e marrë që do ta lërë poshtë në renditje ekipin kavajas. Organizimi i ri i ekipit të dytë të klubit shkodran në dy javët e fundit teksa me të kanë luajtur edhe lojtarë të ekipit të parë, ka dhënë frutet e veta. Në ndeshjen ndaj Besës, në dispozicion të trajnerit Kraja kanë qenë edhe futbollistët e ekipit të parë Marku e Gurishta që i kanë dhënë garanci skuadrës në prapavijë. Pika e marrë në këtë ndeshje padyshim që do ta ndihmojë skuadrën që të ketë një ecuri edhe më të mirë në javët e ardhshme.

© vllaznia.al