Canaj: Vllaznia po bind. Kjo është e rëndësishme në këto momente

71

Trajneri i Vllaznisë Agim Canaj është parë shumë i kënaqur pas fitores së arritur sot nga skuadra e tij ndaj Laçit. Sigurisht që gjërat po i shkojnë mirë dhe tashmë skuadra e tij ka krijuar një vazhdimësi të rezultateve pozitive. Duke folur për fitoren e sotme në konferencën për shtyp të pasndeshjes është shprehur: “I dija vështirësit  e kësaj përballje dhe këtë e kam shprehur edhe para zhvillimit të tij. Kjo u pa në fushën e lojës. Ne ishim më të kompeltuar pas golit të parë gjithçka foli për ne e kjo u konsuliduar pas golit të dytë dhe të tretë. Ishte një fitore e bukur dhe tepër e merituar,. Kjo fitore paraprinë një takim tjetër të fortë siç është takimi me Skënderbeun dhe më pas ai që kemi me Teutën.  Kjo ndeshje e cila na konsuldojë në planin psikolgjik dhe na ndihmoj për të shikuar përpara. Për mua ka shumë rëndësi që të konsuludohemi dhe të kemi mbështetjen e tifozëe dhe e drejtuesve. Të vazhdojmë rrugën tonë me këmbë në tokë. Kampionati është I gjatë. Për ne çdo takim është një finale. Nuk mund të them se jemi një Vllaznia pretendente. Këtë mund ta them javë pas jave. Për ne është e rëndësishme që punojmë dhe të shikojmë ecurinë hap pas hapi. Për ne është një takim shumë I fortë pasi luajmë përballë ekipit tre herë kampion. Ne do të hymë në këtë takim për të zhvilluar një lojë të mirë dhe pas një loje të mirë, natyrisht që  priten edhe rezultate të mira që ne të gjithë I dëshirojmë”. 
© vllaznia.al