Deklaratë për mediat: Futbollistët e Besës provokuan

216

Nisur nga disa deklarata të futbollistëve të Besës pas ndeshjes së luajtur sot në Shkodër, jemi të detyruar të sqarojmë disa gjëra: Së pari, incidenti i fundit të ndeshjes ka qenë krejtësisht i panevojshëm por gjithsesi i provokuar që gjatë ndeshjes nisur nga disa veprime të futbollistit të Besës Berisha që ka ngacmuar futbollistët tanë, kryesisht ato malazezë dhe serbë, duke u folur në gjuhën e tyre.Mund te duket e çuditshme por ne fakt ky futbollist eshte çdo here prezent ne çdo sherr qe krijohet ne ndeshjet kur luan Besa. Provokimi i tij natyrisht eshte i turpshem dhe kurrsesi nuk mund te merret per baze e prishjes se maredhenieve shume te mira qe kane ekzistuar ne vite ne mes dy klubeve. Berisha eshte nje futbollist qe me shume sesa ne fushe, behet protagonist me keto veprimet e tjera qe ben, ndoshta per te rene me teper ne sy.

Së dyti, incidenti ka vazhduar teksa futbollistët po hynin në dhomat e zhveshjes ku Berisha sërish ka provokuar rëndë portierin Vujadinoviç dhe më pas ka goditur Bacin duke bërë që situata të degradojë në përplasjen mes futbollistëve të tjerë. Konkluzioni i gjithë asaj çfarë ndodhi në fund të kësaj ndeshje është se kavajasit deshën të provokojnë shkodranët, për të luajtur me nervat e tyre në situatën ku ndodhen. Kavajasit në fakt harrojnë se sezonet e tjera, kemi qenë ne që jemi treguar krejt ndryshe kur Besa kalonte të njëjtën situatë si ne sot dhe nëse nuk e dinë këtë, të pyesin presidentin e tyre.Provokimi i kavajasve ishte shumë i rëndë. Të ndodhë kështu brenda në Shkodër, në një situatë të tillë që po kalon Vllaznia, është e turpshme. Për të mos përmendur pastaj trillimet e futbollistëve kavajas në media për goditje ndaj tyre kur në fakt gjërat kanë qenë krejt ndryshe.
© vllaznia.al