Deklaratë për shtyp e klubit të futbollit Vllaznia

214

Klubi I Futbollit Vllaznia është I detyruar të bëjë këtë deklaratë për shtyp nisur nga komente të ndryshme të bëra ditët e fundit. Fillimisht në rrjetët sociale dhe më pas në I botuar ditën e sotme edhe në gazetën “Sport Ekspres”, në lidhje gjoja me një shumë të madhe financiare që një biznesmen dhe politikan ka hedhur për Vllazninë në këtë moment të vështirë që ajo po kalon.Jemi të detyruar të sqarojmë se pavarësisht thirrjes së herëpashershme që u është bërë biznesmenëve dhe donatorëve të ndryshëm, askush nuk është ofruar pranë Bashkisë Shkodër dhe klubit tonë për të financuar ekipin e futbollit të Vllaznisë.Në rrethana të tilla, klubi I Futbollit Vllaznia vazhdon të financohet vetëm nga fondet që miraton Këshilli Bashkiak Shkodër çdo fillim- viti. Sigurisht që kemi qenë dhe jemi të hapur për afrimin e biznesmenëve dhe donatorëve të ndryshëm, dashamirës të Vllaznisë për ta ndihmuar atë nga ana financiare por natyrisht që nuk është e mirë të “shpiken” lajme të tilla për financime të njërit apo tjetrit, pa qenë asgjë e vertete. Klubi I Futbollit Vllaznia është I angazhuar maksimalisht për të kaluar situatën që po kalon aktualisht ekipi I parë dhe sigurisht që duke patur pranë miq të mirë, do ishte më e lehtë kalimi I një situate të tillë, por e përsërisim, deri në këto momente, askush nuk është ofruar për të dhënë ndihmën e tij.
Klubi i Futbollit Vllaznia