Deklaratë për shtyp e Klubit të Futbollit Vllaznia

209

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, zj.Voltana Ademi, në cilësinë e Presidentes së Klubit të Futbollit Vllaznia, në takimin e organizuar nga ana e saj, kërkoi nga drejtuesit dhe stafi teknik që të bashkëpunojnë ngushtësisht, duke marrë dhe ndarë përgjegjësitë, qofshin ato administrative e qofshin ato teknike. Kjo përsa i përket trajnimit dhe garimit në ndeshjet e Superligës dhe të Kupës së Republikës. Ajo ritheksoi mbështetjen e Bashkisë Shkodër për ekipin e Vllaznisë, duke siguruar si gjithmonë vëmendjen dhe kujdesin për skuadrën, me besimin se me punën e përbashkët Vllaznia do të ngjitet në nivelin e dëshiruar. Ajo siguroi mbështetjen për lojën sfiduese të skuadrës për rezultate, përmes një garimi të drejtë e të ndershëm. Me miratimin e vendimit nga ana e Këshillit të Bashkisë Shkodër për buxhetin e vitit 2017, hapi i parë do të jetë procesi i konkurimit për vlerësimin e aseteve dhe përgatitja e dokumentacionit për shitjen me ankand të aksioneve të Klubit të Futbollit Vllaznia.

© vllaznia.al