Disiplina vendos: Vllaznia dy ndeshje pa tifozë në fushën e saj

249

Dy ndeshjet e ardhshme në fushën e saj, ekipi I Vllaznisë do t’I luajë në stadiumin “Loro Boriçi” por pa praninë e tifozëve të saj. Ky është vendimi që ka marrë sot Komisioni I Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit në mbledhjen e tij të rradhës. Në fakt pritej që sjellja e tifozërisë shkodrane në ndeshjen me Skënderbeun, të ishte pjesë e diskutimeve të këtij komisioni. Anëtarët e tij, pasi kanë shqyrtuar të gjithë dokumentacionin e duhur të ardhur nga gjyqtarët, vëzhguesi dhe delegati I tij kanë vendorur që ta penalizojnë klubin shkodran me zhvillimin e dy ndeshjeve të rradhës pa praninë e tifozëve. Gjithçka ka ndodhur pas incidentit të krijuar me futbollistin e Skënderbeut Gjergj Muzaka pas shënimit të golit të tretë për skuadrën e tij. Ai në vend që të shkonte e të gëzohej me tifozët korçarë të pranishëm në stadium, ka zgjedhur pjesën ku kanë qenë të vendosur grupimi I tifozëve “Vllaznit Ultras”. Ata kuptohet që kanë reaguar menjëherë pas këtij provokimi dhe për rrjedhojë kanë hedhur në fushën e lojës karrige, shishe dhe sende të tjera të forta. Sigurisht që pritej një dënim por jo prej dy ndeshjesh, përderisa tifozët kanë qenë të provokuar nga veprimi i futbollistit kundërshtar. Megjithatë ky veprim I tifozëve shkodranë është analizuar sot në Komisionin e Disiplinës që ka dhënë vendimin për zhvillimin e dy ndeshjeve të rradhës pa praninë e tifozëve në stadiumin “Loro Boriçi”. Kësisoj Vllaznia do ta mbyllë fazën e parë të kampionatit pa patur pranë tifozët e saj në takimin e javës së tetë me Kastriotin dhe atë të javës së dhjetë me Bylisin. Një problem më shumë për kuqeblutë që nuk po kalojnë një moment të mirë pas dy humbjeve të fundit të pësuara rradhazi teksa tashmë ata do të luajnë në fushën e tyre pa patur pranë as tifozët e zjarrtë shkodranë.

© vllaznia.al