Ekipet e Akademisë Vllaznia e nisin me fitore Kupën e Shqipërisë

190

Ditën e sotme kanë nisur në Kamëz ndeshjet e Kupës së Shqipërisë për grupmoshat U-17 dhe U-19. Një aktivitet që ashtu si vitin e kaluar, ka marrë përmasa më të mëdha dhe një rëndësi më shumë nga vetë Federata. Ekipet e Akademisë Vllaznia janë ndeshur respektivisht ai U-17 me Akademinë e Futbollit ndërsa U-19 ka luajtur me Porton.Ky i fundit ka fituar me rezultatin e thellë 4-0. Pjesa e parë në fakt ka patur rivalitet dhe është mbyllur pa gola. Në të dytën ka qenë histori krejt tjetër. Rezultati është zhbllokuar nga futbollisti Elmir Lekaj. Ai ka gjuajtur me saktë brenda zone një top të ardhur nga krahu dhe e ka dërguar në rrjetë. Pas tij do të shënonte edhe mesfushori Eridon Qardaku golin e dytë ndërsa dy të fundit kanë patur për autorë sërish Qardakun dhe Alfons Kullën. Vllaznia U-17 përveç mban aktualisht vendin e parë në kampionat, sigurisht që synon edhe fitimin e Kupës së Shqipërisë. Ndeshjen e turit të dytë, ekipi shkodran do ta luajë të premten e ardhshme ndaj Shkëndisë dhe natyrisht që do të synojë sërish fitoren dhe vazhdimin më tej në këtë kompeticion. Nga ana tjetër, Vllaznia U-19 ka fituar me rezultat më të ngushtë ndaj Akademisë së Futbollit, vetëm 2-1.Golin e parë të ndeshjes do ta shënonte sulmuesi Belajdi Pusi dhe me këtë rezultat do të mbyllej pjesa e parë. Në të dytën, nisur edhe nga presioni i kuqebluve për të shënuar sërish, goli do të vinte por do të ishte një nga futbollistët e ekipit kryeqytetas që do të shënonte autogol në portën e tij. Ndërkohë në minutat e fundit të takimit, Akademia do të shënonte duke ngushtuar rezultatin por vetëm kaq sepse ekipi i Vllaznisë do të fitonte krejt ndeshjen duke siguruar kualifikimin për në turin e dytë të Kupës.

© vllaznia.al