Elvin Beqiri gol në ’91. Vllaznia mund 1-0 Laçin

138

Vllaznia ka fituar në limitin e ndeshjes ndaj Laçit me golin e shënuar nga Elvin Beqiri. Ka qenë minuta e 91-të e  ndeshjes kur pas një goditje dënimi, kapiteni kuqeblu ka kërcyer saktë me kokë duke e dërguar topin në rrjetë. Një entuziasëm I ligjshëm I të gjithëve në stadiumin “Loro Boriçi”, në veçanti I trajnerit Baldo Raineri që ka festuar në një mënyrë jo të zakonshme. Takimi nuk është ngjitur në fakt në lartësinë e duhur, sidomos në pjesën e parë ndërkohë që në të dytën Vllaznia e rrit lojën por Soza në dy momente të pastra nuk arrin të dërgojë topin në rrjetë. Kur u duk se ndeshja po shkonte drejt barazimit, goli I Beqirit ka sjellë entuziasmin në kampin kuqeblu. Në konferencën e shtypit të pasndeshjes, trajneri I skuadrës shkodrane ka shprehur entuziasmin për fitoren dhe po ashtu ka folur edhe për mënyrën e festimit të tij ndërkohë që trajneri I Laçit Armando Cungu, ka thënë se për nga mënyra si shkoi loja, skuadra e tij e meritoi humbjen. Fitorja e sotme e Vllaznisë e ngjit këtë skuadër në kuotën e 20 pikëve duke sjellë edhe më shumë qetësi në kampin shkodran megjithatë tashmë vëmendja është përqendruar tek sfida e së mërkurës me Partizanin
Vllaznia- Laçi 1-0
Vllaznia: Selimaj, Gocaj, Beqiri, Sykaj, Baci, Tafili, Krymi, Hajdari (Çinari 74’), Kruja (Kalaja 59’), Shtubina (Dema 84’), Soza. Tr: B. Raineri
Laçi: Vujadinoviç, Buljan, Sheta, Doku, Çela, Teqja, Veliaj (Sefa 78’), Zefi (Haliti 90+2’), Sefgjinaj, Cetkoviç, Nimani (Ofoyeh 71’). Tr: A. Cungu
Shënues: Beqiri 90’+1
Gjyqtarë: O. Sokoli, E. Barushi, E. Doda (Tiranë)
Vëzhgues: Prek Pjetrushi
Delegat: Hito Hitaj
Kartona të verdhë: Kalaja, Krymi/ Sheta, Sefgjinaj, Ofoyeh

© vllaznia.al