Firmosin Bushiç e Rajoviç. Vllaznia mbyll merkaton

60

Skuadra shkodrane ka bërë goditjet e fundit në merkato. Ashtu siç pritej dita e djeshme ka sjellë edhe dy firmat e fundit të merkatos për ekipin e Vllaznisë. Sulmuesi kroat Tomislav Bushiç dhe mbrojtësi malazez Blazho Rajoviç kanë hedhur firmat në kontrata dhe do jenë pjesë e kësaj skuadre për sezonin e ri. Gjërat kanë shkuar ashtu siç ishin llogaritur. I pari që ka mbërritur në zyrat e klubit paraditen e djeshme ka qenë kroati Bushiç.  I shoqëruar nga menaxheri I tij ai ka zhvilluar bisedimet e fundit me drejtuesit dhe më pas ka ardhur momenti I firmës. Pas tij të njëjtën gjë e ka bërë edhe Rajoviç. Me këto dy përforcime, kuqeblutë tashmë duken ehde më të fortë dhe pasditen e djeshme edhe trajneri Canaj është parë më I qeshur në stërvitje.

Kroati Bushiç
Ka luajtur më parë përveçse në Kroaci me Hajdukun edhe në Izrael dhe Azerbajxhan. Për shqipërinë nuk e kishte menduar asnjëherë se do të luante. Por një propozim që I ka bërë atij një menaxher me origjinë shqiptare dhe me pasaportë kroate, e ka tunduar Tomislav Bushiç. Për rrjedhojë ai ka pranuar ofertën për të qenë ai sulmuesi kryesor I vllaznisë në sezonin e ri. Pas disa hezitimeve për shkak të ofertës financiare, akordi është arritur. Me të mbërritur në shkodër ka pyetur për mënyrën si luan skuadra dhe cilët futbollistë ka ajo në dispozicion. Pas disa bisedimesh të shkurtëra, ka ardhur edhe momenti I firmosjes së kontratës. Në zyrën e noterit Arben Salim Kopliku, Bushiç dhe administratori I vllaznisë Fatos Gjyrezi kanë hedhur firmë në kontratën njëvjeçare për të cilën kanë rënë dakord.  I pyetur menjëherë pas hedhjes së firmës për impresionet e para si futbollist I vllaznisë, sulmuesi I sapoardhur është shprehur: “natyrisht që për mua është kënaqësi të jem pjesë  ekësaj skuadre që me informacionet që kam unë, është një nga më të njohurat në shqipëri. Sigurisht që do të bëj më të mirën për këtë skuadër. E kam të qartë se të gjithë presin gola nga ana ime megjithatë nëse skuadra funksionon ashtu si duhet, ju garantoj se edhe golat do të vijnë”.
Malazezi Rajoviç
Pas kroatit, të njëjtën procedurë ka kryer edhe mbrojtësi malazez Blazho Rajoviç.ai nuk ka qenë I panjohur në shkodër sepse pak vite më parë ka qenë pjesë e vllaznisë për dy sezone me rradhë para se të kalonte tek flamurtari.rikthehet sërish në “loro borai nuk ka qenë I panjohur në shkodër sepse pak vite më parë ka qenë pjesë e vllaznisë për dy sezone me rradhë para se të kalonte tek Flamurtari.rikthehet sërish në “loro boriçi” dhe ndjehet mirë sepse marëdhëniet me të gjithë I ka të mira. “Do të bëj më të mirën për këtë skuadër dhe ju garantoj se nuk kam për t’iu zhgënjyer. Shoh një skuadër kryesisht me djem të rinj por me shumë dëshirë për të fituar dhe besoj se do bëjmë gjëra të mira”- ka thënë ai.
Armir Grima
Më I kënaquri me lëvizjet e fundit duket se ka qenë drejtori sportive I vllaznisë Armir Grima. Ai pavarësisht shumë vështirësive që ka hasur, ia ka arritur bashkë me trajnerin canaj të ndërtojnë një ekip simpatik. I pyetur në lidhje me dy afrimet e fundit ditën edjeshme, drejtori I kuqebluve është shprehur: “Them se kemi bërë dy goditje shumë të mira dhe tashmë skuadra është e kompletuar dhe ne natyrisht që shpresojmë të marrim rezultatet e duhura prej saj në sezonin e ri. Kam besim tek sulmuesi kroat Bushiç se do na sjellë golat që I duheshin skuadrës sonë ndërkohë që për vlerat e Rajoviç unë nuk kam se çfarë të them se tifozët shkodranë e njohin mjaft mirë”.