Firmosin të tjerë titullarë, Vllaznia tashmë gati për kampionat

282

Gjatë ditës së sotme ka vijuar procesi i firmosjes së kontratave të reja apo dhe rinovimit të kontratave me futbollistët aktualë të Vllaznisë. Kështu, paradreke në zyrat e klubit kanë hedhur firmë njëri pas tjetrit portieri Alen Sherri dhe mesfushorët Ardit Krymi e Alsid Tafili. Po ashtu, të njëjtën gjë kanë bërë edhe Ergi Borshi, Zabit Mehmedaj e Sahmet Lushaj. Ky proces do të vijojë edhe sonte në darkë me firmosjen e kontratave nga pjesa e mbetur e futbollistëve që janë përzgjedhur nga stafi teknik për të qenë pjesë e ekipit në sezonin e ri.

© vllaznia.al