Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publike sot të gjitha datat dhe oraret e ndeshjeve që do të luhen deri në fund të vitit 2013. Bëhet fjalë për pesë ndeshjet që do luhen për kampionat dhe dy të tjerat e vlefshme për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Duke iu referuar ndeshjave të kampionatit dhe kryesisht të javës së 12-të që do luhen këtë fundjavë, konstatohet se ndeshja Flamurtari- Vllaznia që do të luhet në Vlorë, është caktuar për të dielën. Njëkohësisht bëhet i ditur edhe orari i zhvillimit të saj që është ora 13.00. Kjo ndeshje do të transmetohet nga kanali televiziv Supersport.Ky ballafaqim konsiderohet shumë i rëndësishëm për skuadrën shkodrane e cila duhet të reflektojë pas dy ndeshjeve të fundit ku nuk bindi aq sa duhet si me lojë ashtu edhe me rezultate. Periudha dyjavore e ndërprerjes së kampionatit për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare, besojmë se do t’i ketë shërbyer për mirë kuqebluve për të rikuperuar gabimet e mëparshme dhe njëkohësisht për të rikuperuar disa nga lojtarët e duhur.
Ja kalendari i plotë i ndeshjeve të Vllaznisë për periudhën deri në fund të vitit 2013:
Java 12 Flamurtari- Vllaznia dt.24.11.2013 ora 13.00
Java 13 Vllaznia- Kukësi dt.01.12.2013 ora 13.00
Kupa Partizani- Vllaznia dt.04.12.2013 ora 14.00
Java 14 Tirana- Vllaznia dt.07.12.2013 ora 14.00
Java 15 Vllaznia- Lushnja dt.15.12.2013 ora 13.00
Kupa Vllaznia- Partizani dt.18.12.2013 ora 13.30
Java 15 Laçi- Vllaznia dt.22.12.2013 ora 14.00
© vllaznia.al