FSHF vendos: Vllaznia- Skënderbeu nuk luhet në “Reshit Rusi”

271

Ndonëse fillimisht FSHF kishte dhënë aprovimin për luajtjen e ndeshjes Vllaznia- Skënderbeu ditën e dielë në fushën sportive “Reshit Rusi”, në fakt ditën e sotme jemi njoftuar se ndeshja nuk do të luhet aty.

Vendimi është marrë nga Komisioni i Liçensimit të Klubeve në mbledhjen e tij të ditës së sotme dhe sipas këtij vendimi, fusha “Reshit Rusi” nuk plotëson disa nga kriteret e duhura për zhvillimin e ndeshjeve të Superligës.Më poshtë, gjeni edhe shkresën e ardhur sot nga FSHF në lidhje me këtë çështje. Se ku do të luhet kjo ndeshje, kjo do të përcaktohet në orët në vijim.

© vllaznia.al