Hidhet shorti i “Champions” për femra, Vllaznia mëson kundërshtaret

222

Mesditen e sotme në Nion të Zvicrës është hedhur shorti i Champions Leagues së femrave në futboll ku siç dihet, për të tretin vit me rradhë do të përfaqësojë vendin tonë skuadra e Vllaznisë si kampione në fuqi e vendit (dy vitet e kaluara me emrin Ada). Drejtuesit e këtij ekipi e kanë pritur me interes hedhjen e shortit për të mësuar vendin se ku do t’i luajnë ndeshjet dhe kundërshtaret e grupit. Në bazë të asaj çfarë kanë dhuruar goglat, Vllaznia ka rënë në grupin 6 që do t’i luajë ndeshjet në Lituaninë e largët. Kundërshtaret e vajzave shkodrane do të jenë kampionia e Qipros Apollon Limasol, ajo e Lituanisë Gintra Universitetas dhe kampionia e Ishujve Faroe Kl Klasvik. Ndeshje e këtij grupi do të luhen në datat 9-15 gusht dhe shanset që ekipi jonë të kalojë turin duken shumë të pakta duke pasë parasysh nivelin e ekipeve kundërshtareve. Megjithatë presidenti Lazer Matija është duke marrë masat për përforcimin e ekipit me disa futbolliste të tjera cilësore në mënyrë që Vllaznia sivjet të paraqitet sa më denjësisht në këtë kompeticion shumë të rëndësishëm.
© vllaznia.al