Kampionati i femrave, Vllaznia arrin fitoren e dytë, mund 3-0 The Door

201

Sot janë luajtur ndeshjet e javës së dytë të kampionatit kombëtar të futbollit të femrave dhe Vllaznia ka arritur edhe një tjetër fitore. Kampionia në fuqi ka luajtur derbin me The Door dhe ka fituar 3-0. Vajzat kuqeblu kanë qenë udhëtuese në këtë takim i cili është luajtur në kompleksin “Hasaj”. Loja e tyre në fakt nuk është ngjitur në nivelin e pritshëm. Ndoshta ka ndikuar edhe njëfarë nënvleftësimi i tyre. Kanë qenë disa raste të pastra të humbura në pjesën e parë dhe Berisha ka arritur të zhbllokojë rezultatin vetëm në fundin e pjesës së parë, pikërisht në minutat shtesë. Ndërsa në të dytën kanë shënuar edhe Jashari e Kastrati duke e kompletuar kësisoj edhe fitoren e Vllaznisë në shifrat 3-0. Trajneri Selami Pepaj megjithatë pas ndeshjes ka shprehur rezervat e tij për lojën e vajzave duke theksuar edhe nënvlërësimin që ato i bënë ndoshta kundërshtarit por në fakt kjo nuk duhet të ndodhë në takimet e tjera sepse koefiçenti i vështirësisë së ndeshjeve sa vjen dhe rritet dhe kësisoj fitoret nuk do jenë kaq të lehta për t’u arritur.
© vllaznia.al