Këshilltarët Bashkiak japin shembullin: Një rrogë e kalojnë për Vllazninë

261

Këshilltarët e Bashkisë Shkodër duke parë ndryshimin e situatës tek Vllaznia dhe përpjekjet që po bëjnë anëtarët e Bordit për të siguruar financa, kanë vendosur të japin të parët shembullin e mirë për këtë. Ata kanë rënë dakord në mbledhjen e Këshillit të para dy ditëve, që rrogën e tyre të muajit dhjetor që përfitojnë nga mbledhjet që zhvillojnë, t’i kalojnë Vllaznisë. Dhe në fakt nuk është një kontribut i vogël. 45 këshilltarët marrin një pagesë mujore prej 12 mijë lekësh të reja dhe shuma në total që pritet të kalojë në numrin e llogarisë së Vllaznisë do jetë diku tek 5 milionë lekë të vjetra. Shumë kjo që me shumë mundësi do të jepet si premio për fitoren e rradhës me Skënderbeun.Javët e fundit, me krijimin e Bordit të ri Mbikëqyrës, gjërat kanë shkuar shumë mirë tek Vllaznia. Angazhimi i pesë këshilltarëve të caktuar në këtë bord ka qenë maksimal dhe si rrjedhojë ato po i plotësojnë të gjitha kushtet skuadrës duke i qëndruar pranë dhe ajo ia ka shpërblyer me pesë fitoret e arritura rradhazi.

www.vllaznia.al