KF Vllaznia organizon ndeshje në kujtim të ish-trajnerit Artan Bushati

239

Dita e sotme ka përkuar me 4 vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-trajnerit të Vllaznisë dhe kombëtares U-21, Artan Bushati. Për këtë arsye, KF Vllaznia ka organizuar një ndeshje miqësore në nderim të kësaj figure të shquar. Në mungesë të ekipit të parë që ndodhej në Mal të Zi për stërvitje, në fushën e “Reshit Rusit” ka zbritur Vllaznia B ndaj Vllaznia U-19. Para fillimit të ndeshjes, futbollistët e të dy ekipeve dhe arbitrat, kanë pozuar me fotografinë e Artan Bushatit në dorë, si për të thënë se ai asnjëherë nuk do të harrohet për kontributin që ka dhënë për futbollin shkodran dhe atë shqiptar. Një inisiativë e tillë e KF Vllaznia sigurisht që nuk është e para por as nuk do të jetë e fundit sepse historinë e saj e kanë shkruar pikërisht të tilla figura. Sa i takon ndeshjes, Vllaznia B ka luajtur më mirë dhe ka fituar me rezultatin 2-0, me dy gola të shënuar në pjesën e dytë me autorë Kaçorrin dhe Hoxhën.  
Vllaznia B- Vllaznia U19 2-0
Vllaznia B: Vjerdha, Ramazani, Balaj, Kola, Dema,Djepaxhia, Erkoçeviq, Bega, Hajdari, Hallunaj, Dibra. Tr: E. Kraja. U aktivizuan edhe E.Hasani, Pelingu, Hoxhaj, Doda, Dyca, Ujka, A.Hasani, Premçi, Hoxha, Kaçorri, Legata, Troshani.
Vllaznia U19: Qarri, Rahova, Sekja, Leku, Smajli, Fikaj, Qardaku, Repaj, U.Hoxha, Lekaj, Palushani. Tr: L. Zmijani. U aktivizuan edhe Kertulaj, Arrasa, I.Hoxha, Gjelaj,Dani, Boriçi, Stafa, Dini, Mehja, Kulla, Gruda, Matija dhe Troja.
Shënues: Kaçorri 62′, Hoxha 77′
Arbitra: Arlind Pirani,Luis Jubani, Jetmir Podgorica.

© vllaznia.al