Pavarësisht rëndësisë së ndeshjes me Skënderbeun dhe faktit që në këtë takim mund të mblidhen disa të ardhura për të paguar shumën që kërkon FSHF-ja për të luajtur me tifozë, drejtuesit e klubit të futbollit Vllaznia kanë vendosur që çmimet sërish të jenë të lira edhe për takimin me korçarët. Kështu një biletë në tribunën qendrore do të kushtojë 3 mijë lekë të vjetra. Edhe në tribunën përkrashi, një biletë do të kushtojë 3 mijë lekë ndërsa një biletë në tribunën pas porte do të kushtojë vetëm 2 mijë lekë.Por një tjetër vendim që ka marrë dje Bordi drejtues i klubit ka qenë ai i futjes së të gjitha femrave pa biletë në stadium. Dhe ky vendim nuk do të jetë vetëm për këtë ndeshje por për të gjitha takimet e Vllaznisë së këtij sezoni. Kjo bëhet me qëllim për rritjen e numrit të femrave të pranishme në ndeshje, çka do të ndihmonte në uljen e klimës së sharjeve dhe ofendimeve në stadiumet tona.Ndeshja e kësaj jave të fundit të këtij viti, do të zhvillohet të dielën në orën 17.00 dhe interesimi për të duket shumë i madh në rradhët e tifozërisë shkodrane.
www.vllaznia.al