Klubi Vllaznia ankesë zyrtare në FSHF për arbitrin Jorgji

206

Ashtu siç kishim paralajmëruar që mbrëmë, KF Vllaznia natyrisht që nuk do të hiqte nga ndjekja e çështjes së dënimit të arbitrit Enea Jorgji i cili me vendimet e tij përcaktoi fatin e ndeshjes së kupës me Teutën. Për këtë arsye, ditën e sotme klubi shkodran ka dërguar ankesën zyrtare në lidhje me këtë arbitër në Federatën Shqiptare të Futbollit duke kërkuar dënimin e tij për veprimet ndaj skuadrës kuqeblu. Bashkë me ankesën, në zyrat e këtij institucioni janë depozituar edhe pamjet filmike të ndeshjes së djeshme ndaj Teutës, ku janë të evidentuar jo vetëm gabimet në të dy rastet e golave të durrsakëve por edhe të tjerë raste ku ka arbitër me vendimet e tij ka ndëshkuar Vllazninë. Sigurisht që presim nga ana e Federatës verifikimin e ankesës tonë dhe marrjen e masave për këtë arbitër. Njëkohësisht, bëjmë me dije se jemi të vendosur për të reaguar për të edhe në instancat më të larta të futbollit europian dhe atij botëror.

© vllaznia.al