Klubi Vllaznia asnjë kërkesë për arbitra të huaj. Besojmë tek tanët

211

Klubi i Futbollit Vllaznia bën të ditur se për asnjë moment nuk ka bërë asnjë kërkesë zyrtare në FSHF për arbitra të huaj për ndeshjen shumë të rëndësishme të kësaj jave ndaj Tiranës. Në këto rrethana, institucioni i futbollit shqiptar ka aprovimin e klubit tonë për përzgjedhjen e arbitrave më të mirë që do të arbitrojnë në këtë ndeshje. Sigurisht që mbesim me shpresën se Federata dhe njerëzit që merren me caktimin e tyre, të bëjnë zgjedhjen e duhur në mënyrë që çështja e arbitrimit të mos jetë përcaktuese në fatin e këtij 90 minutëshi.

© vllaznia.al