Klubi Vllaznia dënon dhunën e tifozëve të Tiranës

225

Deklaratë për shtyp
Klubi I Futbollit Vllaznia përmes kësaj deklarate për shtyp dënon aktet e dhunës të shfaqura nga ana e tifozëve të Tiranës ndaj atyre të Vllaznisë, shoqëruar edhe me thyerjen e xhamave të 6 prej autobuzëve që kishin dërguar tifozët tanë në kryeqytet. Një sjellje e tillë është e pakuptimishme, shoqëruar edhe me një kosto financiare dhe natyrisht që dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë. Sjellja e tifozëve të Tiranës ka qenë e pahijshme edhe në shkallët e stadiumit teksa për 90 minuta me rradhë, kanë fyer dhe ofenduar tifozët e Vllaznisë, Shkodrën dhe origjinën tonë. Përpos kësaj, ka patur edhe sjellje të dhunshme ndaj tifozëve tanë gjatë ndeshjes.
Sikur të mos mjaftonin këto, pas ndeshjes ka ardhur edhe thyerja e xhamave të 6 prej 9 autobuzëve që klubi jonë kishte vënë në dispozicion të tifozëve për udhëtimin drejt kryqytetit. Dëmet financiare janë të konsiderueshme dhe sigurisht që dikush duhet të përgjigjet për këtë gjë.
Nuk e kuptojmë aspak gjithë këtë urrejtje që tifozët e Tiranës kishin ndaj Vllaznisë. Shoqëruar edhe me një diskriminim në çmimin e biletave për tifozët tanë, çka në fakt nuk ka ndodhur asnjëherë në stadiumin “Loro Boriçi” me tifozët e Tiranës.
Nisur nga të gjitha këto, bëjmë me dije se tifozët e Tiranës do ta kenë “derën e mbyllur” në Shkodër.

Zyra e Shtypit pranë Klubit të Futbollit Vllaznia