Klubi Vllaznia të premten organizon homazhe në nderim të Esat Rakiqit

215

Tashmë është fakt i kryer: Homazhet në nderim të profesor Esat Rakiqit, do të zhvillohen të premten paradreke. Kështu është vendosur nga drejtuesit e klubit shkodran dhe ato të Bashkisë Shkodër, në bashkëpunim me familjarët e tij. Homazhet do të zhvillohen në orën 10.00 deri në 12.00 të së premtes në sallën e Këshillit të Qarkut Shkodër. Trupi i mjeshtrit Rakiqi mbërrin të enjten në orën 20.00 në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit dhe menjëherë do të marrë rrugën drejt Shkodrës. Fillimisht do të respektohet familja dhe njerëzit e afërm të tij të cilët do të kryejnë edhe ritualet e zakonshme pranë shtëpisë ku ai ka jetuar dhe paraditen së premtes pastaj, do të jenë njerëzit e sportit, tifozë e qytetarë të zakonshëm që do të kenë mundësinë t’i japin lamtumirën e fundit këtij njeriu të mrekullueshëm. Të paktën nga sa bëhet e ditur, pritet që përveç shkodranëve, në këto homazhe të ketë edhe përfaqësues të klubeve të Kukësit dhe Laçit ku ai ka punuar e po ashtu edhe përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit. Por jo vetëm kaq. Esat Rakiqi ka patur miq kudo sepse i tillë ka qenë ky njeri dhe me siguri që kjo ka për t’u parë edhe në ceremoninë e lamtumirës së tij.

© vllaznia.al