Klubi Vllaznia, të premten organizon kupën “Zamir Shpuza”

219

Përvjetori i lindjes së Zamir Shpuzës, ka bërë që Klubi i Futbollit Vllaznia të mendojë për organizimin e një kupe me emrin e tij. Do të ndodhë kështu pikërisht pasditen e së premtes, me rastin e 46 vjetorit të lindjes së tij. Një kupë e tillë bëhet me qëllim nderimin e kësaj figure, e cila u nda nga jeta 5 muaj më parë në mënyrë të parakohshme. Ideatori i organizimit të kësaj kupe është drejtori sportiv i klubit Vllaznia Armir Grima. Sipas tij, është detyrë e tij, e klubit por edhe të gjithë njerëzve të tjerë që kanë diçka në dorë, për të nderuar figura të tilla dhe natyrisht që Zamir Shpuza, ish- futbollisti i Vllaznisë dhe i kombëtares shqiptare e meriton këtë gjë. Në këtë kupë e cila do të zhvillohet të premten në orën 18.00 në fushën sportive “Reshit Rusi”, do të marrin pjesë 4 ekipe 17 vjeçarësh dhe pikërisht Vllaznia, Partizani, Brians dhe The Door Shkodra. Të ftuar në këtë aktivitet shumë mbresëlënës do të jenë padyshim familjarë të Shpuzës, shokë e miq të tij, njerëz të futbollit dhe jo vetëm. Nderimi i tij është detyrë e të gjithëve dhe prandaj organizimi i kësaj kupe me rastin e ditëlindjes, është mënyra më e mirë për ta nderuar. Dhe për t’i thënë Tutos se nuk do ta harrojmë asnjëherë.
© vllaznia.al