Kompania “Gea Sport” konfirmon: Vazhdojmë tek Vllaznia!

219

Nuk ka asnjë dyshim, kompania “Gea Sport” do të vazhdojë punën te Vllaznia. Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti i saj, Roberto Nava, përmes një komunikate për shtyp të shpërndarë paraditen e djeshme. Në këtë komunikatë, Nava i ka dhënë besimin e plotë stafit të tij, për vijimin e punës, duke zhbërë me një të rënë të lapsit të gjitha akuzat e rënda që shoqëruan Vllazninë gjatë ditëve të fundit. Komunikata – “Gea Sport SA konfirmon se nuk do të largohet nga Shkodra dhe as nga KF Vllaznia. Të gjitha polemikat e ditëve të fundit janë shkaktuar nga mungesa e komunikimit dhe stresi i punës së madhe që po zhvillohet. Sipas traditës zvicerane, të dakorduar edhe me organet kompetente të qytetit do të sistemojmë të gjitha pozicionet kontraktuale dhe konfliktuale, dhe do sqarojmë të gjitha dyshimet. ‘Gea Sport SA’ konfirmon ndërkohë që z.Ardian Grabova është administratori i klubit dhe rithekson besimin e plotë ndaj tij. Ai do merret vetëm me çështje administrative dhe jo teknike-sportive. Komunikojmë edhe që, duke shikuar tensionin e krijuar ditët e fundit, i vetmi për të folur me mediat është administratori, ndaj lusim nëpunësit e klubit që të dakordojnë me atë për çdo ndërhyrje në media. Saktësojmë edhe që z.Grigoleto, bashkëpunëtor i ‘Gea Sport SA’ nuk ka të drejtë vendimmarrjeje në aspektin administrativ, por vetëm ekskluzivisht vendimmarrje tekniko-sportive. Shpresojmë që tani çdo gjë të kthehet në normalitet dhe të mund të punohet qetë”, thuhet në deklaratën e firmosur nga Roberto Nava.
www.vllaznia.al