Kupa e Shqipërisë, Vllaznia në turin e parë ndaj Kastriotit

215

Federata Shqiptare e Futbollit ka zbardhur sot skemën e ndeshjeve të vlefshme për edicionin e ardhshëm të Kupës së Shqipërisë dhe njëkohësisht ka bërë të ditur edhe çiftet e turit të parë të saj. Në bazë të asaj çfarë është bërë publike, Vllaznia do të ndeshet fillimisht me Kastriotin. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Krujë më 13 shtator ndërsa pas dy javësh do të luhet ndeshja e kthimit në Shkodër. Po ashtu, sipas skemës së paracaktuar, në turin e dytë skuadra jonë do të ndeshet me fituesen e çiftit Besa- Tirana. Kuptohet që kuqeblutë do të kenë objektivin e tyre për të bërë një paraqitje sa më të mirë edhe në këtë kompeticion ashtu si dhe në kampionat.

© shkodrasport.com