Kuqeblutë analizojnë kundërshtarin. Gati për fitoren e tretë

390

Paraditen e sotme, ekipi i Vllaznisë ka zhvilluar një analizë. Trajnerët Lika e Beqiri kanë diskutuar bashkë me futbollistët për kundërshtarin, kanë folur për skemat dhe shumë gjëra të tjera që kanë të bëjnë me përgatitjen e ndeshjes së rradhës, shoqëruar edhe me pamje filmike. I pyetur në lidhje me këtë analizë, trajneri Lika është shprehur: “Jemi njohur me kundërshtarin. Kemi shikuar individët që ka në përbërje të tij kjo skuadër. Përveç përgatitjes teknjiko taknike kemi dhe përgatitjen e ndeshjes në aspektin teorik. Një punë rutinë e jona për të njohur më mirë kundërshtarin e rradhës”. E pasi kanë bërë analizën, kuqeblutë pasdite kanë zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore në fushën e Shtojit dhe tashmë janë gati për sfidën me Dinamon.

© vllaznia.al