Lika: Në Burrel nuk më kënaq barazimi, do luajmë veç për fitore

303

Ndeshja e nesërme ndaj Burrelit për kampionat ka një rëndësi edhe më të madhe se ajo e kupës luajtur pak ditë më parë. Prandaj dhe trajneri Hasan Lika kërkon që skuadra e Vllaznisë të luftojë vetëm për fitore në këtë përballje. Një gjë të tillë ai e ka deklaruar sot para gazetarëve në konferencën e rradhës për shtyp ku është shprehur:
Brenda një jave për të dyten herë në Burrel, çfarë ndryshimi ka ndeshja e Kupës nga kjo e kampionatit?

Në ndeshjet e Kupës do të kërkohet që të arrihet më e mira për të siguruar kualifikimin, ndërsa këtu luhet për tre pikë. Ndërsa përsa i përket mënyrës të së luajturit mendoj se nuk do të ndryshojmë shumë. Por në këtë takim kemi disa mungesa. Kjo është një shqetësim për këtë sfidë.

E prisni një përballje më të fortë në kampionatit sesa ajo e kupës?

Unë mendoj se skuadra e Burrelit ishte një skuadër e mirëorganizuar. Në takimin e kupës hasëm vështirësi dhe mendoj se në kampionat do të kemi edhe më shumë vështirësi.

Mendoni që mund të jetë një problem gjykimi në këto takime, ku siç është thënë jeni ndëshkuar me një 11-të metërsh të dyshimtë në fund të takimit?

Nuk mendoj se gjykimi ishte problem edhe në ndeshjen e kupës ishte gjithçka normale. Megjithatë momenti i penalltisë siç edhe e pamë ne mbetet i diskutueshëm.

Mund t’iu kënaq edhe një barazim në këtë përballje?

Nuk mendoj se do të më kënaqte një barazim në këtë takim. Ne do të kërkojmë që ta fitojmë ndeshjen. Duke luajtur mirë si kolektiv dhe si individ. Kemi pretendimet tona për të bërë më të mirën gjatë këtij kampionati.

Çfarë keni ndryshuar për ta fituar këtë ndeshje?

Ndryshimet mund të ishin shumë të lehta, nëse çdo javë do të ndryshonim dhe ta fitonim ndeshjen. Ne punojmë gjatë gjithë javës dhe përgatitemi për të fitu takimin. Ne punojmë mbi atë që do të përmirësojmë si në aspektin taktik dhe në aspektin teknik.Baza për të fituar gjithmonë është puna dhe maksimumin që duhet që të japim në fushën e lojës.

Braziliani Zhunior përsëri ka shënuar edhe për Kupë. është një sinjal pozitiv për sulmin shkodran?

Pozitiv është për vetë lojtarin dhe jo për sulmin sepse me një futbollist që shënon nuk zgjidhet sulmi. Ne kemi katër pesë futbollistë që duhet që të shënojnë. Duhet që të shënojnë që të gjithë se vetëm në këtë mënyrë mund të arrijmë rezultatet që dëshirojmë. Ka për detyrë që të shënojë Gilman Lika ka për detyrë që të shënojë Hajdari apo edhe Zogaj me shokë. Ne duhet ta shpërndajmë shënimin e golave që të jemi më të sukseshëm. Por nga njëherë në futboll ju e dini shumë mirë që ndonjeri cilësitë individuale për të shënuar golin i ka më të spikatura se shokët.

© vllaznia.al

© vllaznia.al