Luka përshëndet skuadrën për fitoren. Akordon 3 milionë lekë premio

46

Presidenti i Vllaznisë Lorenc Luka, njëkohësisht edhe kryebashkiak i Shkodrës, në ndeshjen e sotme me Tiranën ka qenë në tribunën VIP të stadiumit “Loro Boriçi” dhe ka ndjekur me interes lojën e skuadrës së tij. Në fund të takimit sigurisht që ka duatrokitur gjatë futbollistët për suksesin e arritur. Por jo vetëm kaq. I shoqëruar nga administratori i klubit Fatos Gjyrezi është ulur në dhomat e zhveshjes, duke patur në krah edhe drejtorin sportiv Armir Grima dhe të tre sëbashku kanë uruar trajnerin Canaj dhe futbollistët për fitoren me bardheblutë. Zoti Luka u ka kërkuar njëkohësisht të vazhdojnë të luajnë në këtë mënyrë, me shumë përkushtim për fanellën e Vllaznisë dhe për qytetin e Shkodrës dhe njëkohësisht u ka premtuar se institucioni që ai drejton do të bëjë maksimumin e mundshëm për ta mbështetur këtë skuadër. Nga ana tjetër, po dje drejtuesit e lartë të klubit kanë bërë të ditur se për fitoren, ekipi i Vllaznisë do të kishte një premio prej 3 milionë lekësh të vjetra. Tashmë që fitorja është arritur, mbetet vetëm lëvrimi i kësaj shume por kuptohet që drejtuesit e klubit ashtu siç u treguan shumë korrekt me akordimin e premios prej 4 milionë lekësh për fitoren me Kukësin, do tregohen sërish. Madje pritet që për çdo ndeshje të rëndësishme të ketë premio në mënyrë që futbollistët të motivohen edhe më shumë.
© vllaznia.al