Një tjetër rinovim tek Vllaznia. Firmos edhe Alsid Tafili

234

KF Vllaznia ka vijuar edhe ditën e sotme me procesin e rinovimit të kontratave me futbollistët aktualë të saj. Pas firmës së djeshme të Arlind Kalajës, një tjetër lojtar ka bërë një gjë të tillë paraditen e sotme. Bëhet fjalë për mesfushorin Alsid Taili. Atij i kishte përfunduar kontrata me klubin tonë në fundin e sezonit të kaluar por kishte rënë parimisht dakord për të rinovuar dhe për këtë arsye, prej ditësh i është bashkuar në stërvitje ekipit. Ndërkohë nga dita e sotme është zyrtarisht pjesë e Vllaznisë edhe për sezonin 2017-2018 teksa ka firmosur kontrat njëvjeçare me të. Procesi i firmosjes së kontratave të reja do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.

© vllaznia.al